De Laurentis rikthehet të flasë për Napolin e tij
Napoli i tij po ecën me një ritëm të frikshëm pasi ka regjistruar tetë fitore në tetë ndeshjet e para të Serisë A.

Falë kësaj forme të jashtëzakonshme Napoli po kryeson me pikë të plota kampionatin. Por edhe pse ky mund të jetë sezoni i duhur për të fituar një tjetër titull kampion pas atyre të viteve 1987 dhe 1990, presidenti i të kaltërve Aurelio De Laurentis është supersticioz dhe nuk e përmend kurrësesi fjalën “Scudetto”.

Në një intervistë i pyetur nëse Napoli mund të fitojë titullin, numri 1 i klubit jugor theksoi se është supersticioz dhe atë fjalë nuk e përmend pasi mund t’i ndjellë ters skuadrës së tij, duke u kërkuar gazetarëve të ndryshojnë temë.

De Laurentis nënvizoi gjithashtu se te Napoli do të përpiqen të bindin sulmuesin polak Milik të huazohet te Chievo në janar për të rifituar formën e tij optimale pas dëmtimit që po e mban jashtë fushave gjatë kësaj periudhe. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2017, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori