De Laurenttis i kthehet Pirlos: S’është avokat dhe s’i njeh protokollet

Juventus-Napoli, një ndeshje që nuk u luajt, por që do të luhet. Vendimi fillestar tashmë është hedhur poshtë. Juventusit i hiqet fitorja që mori në tavolinë dhe Napoli nuk penalizohet me -1 pikë. Për këtë temë të ditës në futbollin italian foli presidenti i Napolt, De Laurenttis. E nisi nga fjalët e Andrea Pirlo, i cili ishte shprehur: “nuk kemi asnjë problem të riluajmë. Na vjen keq për ekipet e tjera që kanë udhëtuar dhe kanë humbur pikë pa thënë asgjë, duke filluar dhe luajtur pa ata që kishin Covid”.

Prononcim ky që nuk i ka pëlqyer aspak numrit 1 të klubit napolitan:

Pirlo nuk është avokat. Ai, në të vërtetë, nuk e di se si funksionojnë disa procedura dhe nuk e di gjithçka ka ndodhur në nivelin e protokolleve. Dhe as që duhet ta dijë, sepse ai është trajner. Pirlo të mos bëjë pirueta më fjalët.”

Renditja tani ka ndryshuar, Napoli është përpara Juventusit, me mundësinë për të luajtur si i barabartë në ndeshjen e Torinos. Por De Laurentiis gëzohet për diçka tjetër.

“Këtu nuk ishte çështja e fitores apo humbjes, por e përmbysjes së një vendimi të bërë gabim nga Fedarata. Kaq dhe pikë.”
Shtuar më 24/12/2020, ora 19:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori