De Light, i gjithë kërkuari në Europë
Qendërmbrojtësi hollandez I Ajax-it shikohet si një e ardhmë e sigurt nga shumë ekipe elitare në Europë, shkruan Albeu.com

Interesi që ka shfaqur Barcelona dihet tashmë, por edhe Bayern Munchen e ndjek prej kohësh talentin 19-vjeçar.

Shifra e mundshme që do të largonte qendërmbrojtësin nga klubi hollandez thuhet të jetë 60 milion euro, një shifër shumë e arritshme për shumë ekipe elitare të cilat duan shërbimet e mbojtësit.

Por përtej kërkesave që treguar shumë klube, vetë lojtari duket se preferon një ekip, atë të Liverpool aty ku luan edhe partneri i tij në kombëtare, Virgil van Dijk.

Ai la të kuptohet kjo gjë në një bisedë më gazetarët.
“Van Dijk është një lojtar që ka grumbulluar shumë eksperiencë në kampionatet kryesore.”

“Ai më ka ndihmuar shumë te Holanda. Patjetër që mund të ndodhë që të luajmë së bashku edhe në të njëjtin klub.”./albeu.com/


Shtuar më 09/03/2019, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori