E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
De Ligt i Barcelonës sipas Sky Sports
Zërat rreth largimit të mbrojtësit holandez të Ajax nuk kanë pushuar në asnjë moment. Destinacioni ka qenë në pikëpytetje, por duket se Sky Sports e ka zbuluar tashmë.

Matthijs de Ligt do ta braktisë Ajaxin për t’iu bashkuar Barcelonës këtë verë, pavarësisht interesimit të madh që klubet angleze janë duke e shprehur për të.

Për përfaqësuesin holandez, i cili thuhet se vlen 75 milionë euro, është përfolur se mund të kalojë në Liverpool apo Manchester United pas një sezoni tejet mbresëlënës me Ajaxin, të cilin e mbylli me triumf në kupën shtetërore dhe në ligë, si dhe arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sky raporton se 19-vjeçari është shumë pranë marrëveshjes me Barcelonën.

De Ligt ka luajtur përkrah Virgil van Djik në ekipin kombëtar të Holandës, por besohet se Jurgen Klopp nuk dëshiron ta transferojë ndonjë qendërmbrojtës.

Për më tepër, në Barçë, De Ligt do t’i bashkohej shokut të ngushtë, Frenkie de Jongut, i cili tashmë është lojtar i gjigantit katalonas pas marrëveshjes së arritur në janar./albeu.com/

Shtuar më 20/05/2019, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori