De Ligt kryen vizitat mjekësore, e presin shumë pak tifozë (VIDEO)




Kjo e mërkurë do të jetë dita e Matthijs de Ligt, i cili do të bëjë të gjithë hapat e nevojshëm për t’u zyrtarizuar si lojtar i Juventusit.

Mëngjesin e sotëm mbrojtësi holandez mbërriti në "J-Medical", aty ku do të kryejë vizitat mjekësore, para se të rmosë kontratën me klubin bardhezi.

Si gjithmonë, para hyrjes ishin mbledhur tifozët "Zonjës së Vjetër", edhe pse në pamje duken të paktë në numër, arrijnë të krijojnë ovacione të mjaftueshme për t’i rezervuar një pritje të ngrohtë 19-vjeçarit.

Një tjetër detajet sa i përket marrëveshjes mes palëve u zbulua paraditen e sotme nga mediet italiane, që theksojnë se klauzola e de Ligt do të jetë 150 milionë euro, por nuk mund të aktivizohet për dy vitet e para, që do jetë në Torino. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2019, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori