De Ligt: Më pëlqen La Liga dhe Premier League (VIDEO)


De Ligtit i pëlqen Premierliga dhe La Liga, duke mos përjashtuar Ligat tjera.

Matthijs de Ligt vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Pas sezonit fantastik me Ajaxin, kapiteni 19-vjeçar ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane, vecuar; Barcelona, Juventus, Manchester City, Real Madrid dhe Manchester United.

Por, derisa mediat spekulojnë për të ardhmen e holandezit, jo do të shkojë këtu apo atje – 19-vjeçari ende as vet nuk e ka të qartë se ku do të shkojë.

Ai ka folur fjalë të mira për Premierligën dhe La Ligan, derisa bëri të ditur se gjithçka do të vendoset pas 10 qershorit, pas dy ndeshjeve në "play off" të Nations League.

"Ku e shoh veten? Epo, është e qartë se Premier League është një kampionat i madh, Spanja po ashtu. Por, ka edhe kompeticione të tjera, nuk janë vetëm këto të dyja", u shpreh De Ligt.

"Ende nuk e di të ardhmen. Pas dy ndeshjeve (Nations League) do të shohim cfarë do të ndodhë".
Shtuar më 26/05/2019, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori