De Ligt: Me Pirlon do zhvillojmë futboll më modern
Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt ka thënë se stili i Andrea Pirlos është më modern në krahasim me Maurizio Sarrit.

Holandezi dje bëri debutimin për këtë edicion në Seria A kundër Cagliarit, meqenëse më herët ishte duke u shëruar nga operacioni që bëri në krah.

Ai mendon se në këtë edicion luajnë me mentalitet tjetër, por ka vend për përmirësime.

"Ishte periudhë e vështirë që ka diçka pozitive. Zhvillova disa ndeshje më krah të lënduar, por jam i lumtur që fituam ligën edicionin e kaluar".

"Kemi mentalitet më ndryshe tani. Vitin e kaluar sulmuam më shumë, por me Pirlon do zhvillojmë futboll më modern. Ne mbrohemi një ndaj një dhe lëmë shumë hapësirë mbrapa. E pëlqej, e bënim në Ajax".

"Kemi vend për përmirësime. Së shpejti do arrijmë 100 për qind tani jemi në 70 për qind të potencialit. Ka shumë skuadra të forta këtë edicion".

"Kemi shumë kundërshtarë: Milan, Inter, Lazio, Atalanta dhe Napoli. Është kampionat i vështirë, por jemi të fokusuar të vetja, kemi skuadër garuese për titull", deklaroi ai.

Juventusi momentalisht renditët në pozitën e dytë me 16 pikë, një më pak se lideri AC Milan.
Shtuar më 22/11/2020, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori