De Ligt mposht Covid-19, i gatshëm për Bolognan
Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt, ka rezultuar negativ dhe është shëruar nga COVID-19.

Lajme të mira për Juventusin, pas Juan Cuadrados, tani edhe Matthijs de Ligt është rikuperuar nga virusi dhe do jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Bolognas.

Matthijs de Ligt është shëruar nga COVID-19, sipas protokollit dhe testit molekular, ai ka rezultuar negativ.

"Lojtari është shëruar plotësisht, dhe nuk do ti përmbahet regjimit të izolimit. Ai do të jetë i grumbulluar për ndeshjen e nesërme", thuhet në komunikatën e klubit./
Shtuar më 23/01/2021, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori