De Ligt ngel veten në klasë për ndeshjen me Gjermaninë
Mbrojtësi i Ajax-it dhe i kombëtares së Holandës, Matthijs de Ligt, nuk ka qenë aspak i kënaqur me paraqitjen e bërë në ndeshjen e humbur 3-2 kundër Gjermanisë të dielën në mbrëmje.

"Unë dhe Van Dijk kemi merituar notën 4 për pjesën e parë. Nuk kemi bërë aq sa duhej", ka thënë qendërmbrojtësi, autor i golit të parë të holandezëve. "Gjithsesi, Gjermania nuk ka patur shumë raste në pjesën e dytë, për këtë arsye mendoj se barazimi do të kishte qenë rezultati i duhur".

De Ligt, i cili është kërkohet nga Barcelona, Juventus, PSG dhe Real Madrid, ka folur edhe për të ardhmen e tij: "Do të flas javën e ardhshme, për momentin nuk di asgjë", ka thënë ylli i Ajax-it. /albeu.com/


Shtuar më 25/03/2019, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori