De Ligt shuan përfundimisht shpresat e Barcelonës
Matthijs de Ligt është futbollisti më i kërkuar gjatë merkatos së verës.

Barcelona kishte shprehur interesim të madh për të por talenti i ri holandez nuk preferon të bashkohet me shokun e tij, De Jong.

Agjenti i tij Mino Raiola ka falënderuar Barcën për interesimin por që klienti i tij do të shikoj një zgjidhje tjetër.

Për De Ligt janë të interesuar skuadra të mëdha si PSG, Juventus e Bayern Munchen por nuk përjashtohet edhe Manchester United.

Tashmë Barcelona duhet të shikoj një zgjidhje të re për mbrojtjen.
Shtuar më 18/06/2019, ora 23:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori