De Ligt sot përballë mediave, talenti holandez prezantohet me fanellën e Juventusit
Juventus njofton se ka arritur marrëveshje me Ajaxin për mbrojtësin Matthijs de Ligt.

Talenti holandez ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me kampionët e Serisë A të cilët kanë paguar 75 milionë euro.

Pas zyrtarizimit, dita e sotme i është kushtuar vëmendje të veçantë De Ligt i cili në orën 10:00 do të prezantohet me fanellën e Juventusit në ambientet e "Allianz Stadium'.

Më pas 19-vjeçari holandez do të flasë në konferencë për mediat si lojtar i "Zonjës së Vjetër".

De Ligt nga kjo kontratë do të përfitojë një pagë 10.5 milionë euro në sezon, duke u bërë lojtari i dytë më i paguar në skuadër pas Ronaldos.
Shtuar më 19/07/2019, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori