De Ligt te Barcelona? Frenkie de Jong jep mendimin e tij
Frenkie de Jong, mesfushori i Ajax-it që do të veshë fanellën e Barcelona-s nga 1 korriku i ardhshëm, ka folur për transferimin e mundshëm te katalanasit të shokut të tij të skuadrës dhe kombëtares, Matthijs de Ligt.

Mbrojtësi 19-vjeçar pëlqehet prej kohësh nga shumë skuadra, por spanjollët duket se janë në "pole position". "De Ligt me mua te Barcelona? Nuk më takon mua të flas", ka thënë De Jong.
"Është ai që duhet të zgjedhë dhe unë nuk do të ndërhyjë në vendimin që ai do të marrë". /albeu/com/

Shtuar më 19/04/2019, ora 23:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori