De Ligt te Juve e kryer, arrihet marrëveshja me Raiolan
Kapiteni i Ajax-it, Matthijs De Ligt, është shumë pranë zyrtarizimit si lojtari më i ri i Juventusit.

"TuttoSport" bën me dje se bisedimet dhe drejtuesve bardhezi dhe agjentit të lojtarit Mino Raiola, janë mbylllur me sukses dhe se marrëveshja është arritur, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë, Juventus tani pritet të mbyllë marrëveshjen me skuadrën e Ajax-it e cila kërkon 70 milion euro.

19-vjeçari do të fitojë te Juventus 12 milion euro në sezon duke u bërë kështu lojtari i dytë më i paguar në Serinë A pas Ronaldos i cili përfiton 31 milion euro. /albeu.com/

Shtuar më 25/06/2019, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori