De Rossi është ndjerë i tradhëtuar nga Roma
Daniele De Rossi i ka ftuar në darkë bashkëlojtarët e tij, për herë të fundit si futbollist i Romës.

Para se të zhvillojë ndeshjen lamtumirëse, mesfushori italian ka mbajtur fjalim si kapiten i Romës në orët e fundit si futbollist i kësaj skuadre.

Ndër të tjera, De Rossi iu ka konfirmuar shokëve të skuadrës së po kalon në një situatë të vështirë dhe ndihet i tradhëtuar nga Roma.

Ai ka kërkuar qetësi para ndeshjes së fundit. Sipas De Rossi, ai po e la fanelën që e ndien si lëkurë të dytë të tij.

Gjatë sesioneve të fundit të trajnimit, shokët përpiqen të bëjnë shaka për të lehtësuar tensionin, por është perceptuar se Daniele nuk po buzëqeshë farë.

Daniele gjithashtu bëri disa referenca për të ardhmen e tij. De Rossi iu ka thënë shokëve së do të donte të vazhdonte të luante diku, por momentalisht nuk ka asnjë ofertë të vetme.

Ylli italian poashtu ka konfirmuar se për të hequr nervozën e stresin e kohëve të fundit, menjëherë këtë të hënë do të niset për pushime me familje në Maldive.

Rikthimi i tij në Itali do të ndodhë në fund të qershorit, ku pritet të marrë vendimin final për të ardhmen. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2019, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori