De Rossi ka një lajm të shkëlqyer për fansat e Romës
Daniele De Rossi do të rinovojë së shpejti kontratën me Romën
Roma dhe mesfushori Daniele De Rossi janë të destinuar të vazhdojnë së bashku. Sipas “Gazzetta dello Sport”, palët janë duke menduar për rinovimin e kontratës mes tyre.

Marrëveshja aktuale e 33-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni, megjithatë klubi verdhekuq nuk dëshiron ta humbasë italianin.

Po sipas “La Gazzetta”-s, De Rossi dhe Roma kanë gjetur akordin paraprak për kontratën e re, e cila do të zgjasë deri në vitin 2019, edhe pse me një pagë me të reduktuar se sa ajo aktualja që përfiton rreth 6.5 milionë Euro në sezon. /Albeu.com/
Shtuar më 29/12/2016, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori