De Rossi K.O, humbet City-n dhe Juven
Pëlqej
Daniele De Rossi do të mungojë në përballjet e Romës me Manchester Cityn dhe Juventusin. Mesfushori verdhekuq pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit ndaj Cagliarit dhe nuk do të jetë në dispozicion të teknikut Rudi Garcia për dy ndeshjet e rëndësishme në Champions League dhe Serie A. Kjo është përgjigja pas kontrolleve mjekësore të mëngjesit të sotëm.

"De Rossi iu nënshtrua kontrolleve mjekësore që evidentuan në problem të gradës së parë në muskulin e pasëm të këmbës së majtë. Futbollisti ka nisur terapitë e nevojshme", shkruan në njoftim klubi i Romës.

Manchester City-Roma luhet më 30 shtator, ndërsa Juventus-Roma më 5 tetor. /albeu.com/

Shtuar më 23/09/2014, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori