De Rossi lëshon deklaratën "tronditëse": Vuaj prej dy vitesh
Roma ditën e djeshme ka fituar derbin e kryeqytetit italian, kundër Lazios me rezultat të thellë 3-1.

Por pas kësaj fitorje lideri i "Romakëve", Daniele De Rossi
ka tronditur me deklaratëne tij për mediat ku ka thënë se prej dy vitesh ai luan edhe pse ka një dëmtim fizik.

“Unë kam një problem fizik që dy vite dhe nëse luaj shumë ndeshje radhazi më përsëritet dhe nuk më lë rehat. Por do të vazhdoj të jap maksimumin për këtë fanellë”, tha De Rossi.

Më tej italiani deklaroi pas ndeshjes se skuadra e tij e meritoi triumfin në derbi.

“Kemi treguar se jemi një skuadër e bashkuar e përbërë nga njerëz të rëndësishëm”.

“Derbi gjithmonë është shumë i vështirë, por nëse je i fortë atëherë nuk e ke problem ta fitosh, ne treguam se jemi të fortë dhe triumfuam”, tha De Rossi.

35-vjeçari krejt në fund mbrojti shokët e tij të skuadrës nga kritikat e mëdha që morën.

“Pellegrini është një djalë serioz dhe një romak. Romakët kritikat i lëndojnë dhe ai sot iu përgjigj më së miri kritikave”.

“Edhe Fazio e Kolarov janë djem të shkëlqyer që treguan në fushë vlerat e tyre”, përfundoi De Rossi. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2018, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori