De Rossi letër prekëse për tifozët e Romës
Në prag të ndeshjes së tij të fundit me fanellën e Romës, kapiteni i verdhekuqve, Daniele De Rossi, i ka kushtuar një letër të gjatë publike, të gjithë popullit kryeqytetas.

Ai shprehet se do i jetë gjithmonë mirënjohës tifozëve, si dhe falënderon shumë bashkëpunëtorë të tjerë.

"Pse po qesh?

Jam i lumtur

Pse je i lumtur?

Kam veshur një fanellë të Romës.

Por, a nuk është false?

Jo, halla ime e ka qepur numrin pas.

Po sikur të them se do e veshësh më shumë se 600 herë?

Një ndeshje do mjaftonte për mua.

Teksa shoh këtë foto, që tani ju e dini të gjithë, bëj llogari se sa me fat kam qenë qenë, një fat që nuk e kam marrë falas, dhe për të cilin nuk do jem kurrë mjaftueshëm mirënjohës.

Ishte një udhëtim i gjatë, intensiv, gjithnjë i shoqëruar nga dashuria për këtë ekip.

Këtë vlerësim nuk dua ta lë pezull, sepse, teksa shkruaj këto fjalë, nuk po kaloj në koncepte abstrakte, por në kujtime dhe emocione, fytyra dhe zëra.

Më lejoni të falënderoj të gjithë Romën që kam njohur:

Familjen Sensi, presidentin Palota.

Të gjitha gratë dhe meshkujt që kanë punuar dhe punojnë në Trigoria.

Të gjithë trajnerët që më kanë trajnuar, secili më ka mësuar diçka të rëndësishme, pa përjashtim.

Stafi i mjekëve që janë kujdesur për mua; Damiano, pa të cilin do kisha shumë më pak ndeshje me këtë fanellë.

Shokët e mi, pjesa më intime e punës time: janë familja ime. Përditshmërinë në dhomat e Trigorias do jetë ajo që do më mungojë më shumë

Bruno, që pa te mua diçka di speciale dhe më solli në këtë vend fantastik që i vogël. Një mëngjes gushti, takova Simoneb dhe Mancion, me të cilët kam qëndruar krah kaq gjatë, dhe do mbetem gjithë jetë

Faleminderit Davide, ai është krah meje gjithë jetën.

Faleminderit Françeskso. Shiriti që kam mbajtur, e mora nga një vëlla, një kapiteni i madh dhe futbollisti më i jashtëzakonshëm që kam parë ndonjëherë të vesh këtë fanellë. Nuk i ndodh kujtdo të luajë për 16 vite krah idhullit të tij.. E mbaj këtë shirit me respekt, për Aleksandrin. Një tjetër vëlla po aq i vlefshëm.

Faleminderit mama dhe baba, që më rritët me dy vlera të mëdha, të përditshme për mua, të mos i bëj të tjerëve atë që nuk do doja të ma bënin mua, dhe t’i jap një dorë atyre që janë në telashe.

Faleminderit Ostia, njerëzve dhe detit të saj, që më kanë ndezur që fëmijë, më ka shoqëruar si adoleshent dhe si të rritur.

Faleminderit edhe edhe atyre që më kanë mbështetur përmes mureve të shtëpisë. Pa Gaian, Olivian dhe Noan, e mbi të gjitha Saran, do isha gjysma i atij që jam sot.

Faleminderit tifozëve të Romës, tifozëve të mi. Më lejoni sot t’ju them të mitë, sepse dashuria që më keni dhënë, më ka lejuar të vazhdoj të jem pjesë e jush. Ju keni qenë arsyeja pse kaq shumë herë kam zgjedhur po këtë qytet. Nesër do të jetë hera e 616-të që do bëj të njëjtën zgjedhje, zgjedhjen e duhur.

Më 26 maj disa vite më parë kemi përjetuar një ditë, pas së cilës mendonim se nuk mund qeshnim më. Kështu e mendoja dhe unë, deri sa pashë tatuazhin e një tifozi me fjalët “27 maj, 2013, era fryn ende”. Nuk e di kush e ka këtë tatuazh, por e di se era do fillojë të fryjë sërish edhe këtë 27 maj.

Kurrë si këto ditë nuk e kam ndjerë afeksionin tuaj, më ka mbushur zemrën. Kurrë nuk ju kam parë kaq të bashkuar për diçka. Tani, dhurata më e bukur që mund të bëni është të lini inatin mënjanë, dhe të fryni sërish, së ashku, për të shtyrë të vetmen gjë që na intereson neve, atë që vjen e para, Roma.

Askush nuk do ju dojë më shumë se unë.

Mirupafshim.

Daniele De Rossi".
Shtuar më 25/05/2019, ora 22:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori