De Rossi në janar te PSG?
Carlo Ancelotti shqyrton të ardhmen mbi dy aspekte të qarta: Në Paris ai ndjehet shumë mirë dhe Ibra është i kënaqur me projektin e PSG. Por në kryeqytetin francez ka filluar të flitet për mesfushorin e Romës Daniele De Rossi ku po aludohet se historia e tij me verdhekuqtë po shkon drejt fundit.

Carlo Ancelotti megjithatë tregohet i matur në deklaratat e tij pavarësisht se lë gjithcka të hapur për të ardhmen.

"De Rossi është një futbollist i jashtëzakonshëm, me Atalantën qëndroi në stol por mendoj se ishte një vendim i momentit. Është një mesfushor i madh dhe mendoj se është normale që emir i tij lidhet me PSG një nga pak klubet që mund të shpenzojnë në merkato, por më rezulton se merkatoja është e mbyllur. Do të flasim sërish në janar", us hpreh tekniku i PSG-së.

Ish trajneri i Milanit dhe Chelsea preferon të flasë për veten, skuadrën e tij, kampionatin francez dhe Ibrahimoviç që bëri të flasë jo pak me deklaratat e tij për një rikthim të mundshëm tek kuqezinjtë por që u mohua menjëherë nga agjenti i tij Mino Raiola.

"Për të lënë mënjanë bukurinë e qytetit, gjëja më e rëndësishme është entuziazmi rreth skuadrës. Ka 18 vjet që PSG nuk fiton kampionatin dhe tani tifozët kanë filluar të shikojnë dicka interesante. Por është e vërtetë edhe se e gjithë Franca tani është kundra nesh. Të gjithë shpresojnë se pavarësisht investimit të mos fitojmë asgjë dhe ky është motivimi për të gjithë ne. Ibra është përshtatur mjaft mirë pasi ka shënuar edhe shumë gola por mbi të gjitha ka treguar personalitet duke treguar se është një fitues. Është një njeri shumë i drejt[ërdrejtë dhe i thotë gjërat pa problem por është gjithashtu edhe një profesionist serioz që tani po sillet shumë mirë. Është normale që një që ka qënë tek Milan të flasi mirë për Milanin pasi Milani si klub të jep mundësinë të shfaqësh më të mirën. Ibra këtë e konfirmoi dhe të nëjtën gjë mund të them edhe unë. Më pas sic ndodh shpesh fillojnë aludimet për një kthim të mundshëm por Ibra ndjehet mjaft mirë këtu pasi është pjesë e një projekti të rëndësishëm. Por të ardhmen askush nuk e di e pastaj nga një tip si Ibra gjithcka mund të pritet", deklaroi Carlo ANcelotti. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2012, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori