De Rossi nuk do t'i shitet Realit
Albeu.com
Drejtori sportiv i Romës, Daniele Prade, ka thënë se Daniele De Rossi nuk do t’i shitet Real Madridit, përkundër spekulimeve se Los Blancos janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për shërbimet e mesfushorit italian.
“Real Madrid? Ajo që mund të them është se Daniele De Rossi nuk do të largohet nga Roma nën udhëheqjen e presidencës aktuale”, ka thënë Prade për "Sky Sport Italia". Drejtori sportiv ka folur edhe për moslargimin e Jeremy Menez dhe Julio Baptista, që ishin të kërkuar nga PSG dhe Interi, respektivisht, duke thënë se Roma ka vepruar mirë me mbajtjen e tyre.
Shtuar më 02/02/2010, ora 02:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori