Daniele De
Rossi është në negociata për rikthimin te
Roma.
Ish-kapiteni është i vendosur që të rikthehet te skuadra e kryeqytetit
italian, por tashmë në një post tjetër.
De
Rossi është favorit për tu bërë trajner i skuadrës së dytë të Romës, e cila garon në Primavera.
Te kjo skuadër,
ish-kapiteni do të punojë përkrah Morgan De Sanctis e Bruno Conti.
Mesfushori i famshëm
italian së fundi ishte pjesë e Boca Juniors në Argjentinë, por që më pas vendosi përfundimisht të pensionohet nga futbolli.
Shtuar më 05/03/2020,
ora 12:59