De Rossi si Totti, refuzon milionat për Romën
Daniele De Rossi duket se po ndjek shembullin e idhullit, shokut të skuadrës dhe kapitenit të tij Francesko Totti, për ta mbyllur karrierën te Roma.

Mesfushori italian ka refuzuar milionat nga MLS për t’i qëndruar besnik fanellës së Romës, me të cilën luan prej disa vitesh. De Rossi ka kërkuar edhe rinovimin me ekipin e tij aktual duke treguar se e dashuron atë fanellë.

Kujtojmë që në të kaluarën De Rosi ka refuzuar edhe oferta nga Real Madrid apo edhe Mancester City duke preferuar të luajë me ekipin e tij të zemrës.
Shtuar më 11/02/2017, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori