De Rossi “tradhton” Romën, mbetet në Serie A
Tifozëve të Romës me siguri nuk do t’u pëlqejë ky lajm, por në shenjë hakmarrjeje edhe ndaj drejtuesve të klubit verdhekuq që nuk i ofroi rinovimin e kontratës, Daniele De Rossi një emblemë e kryeqytetasve ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Sipas Gianluca Di Marzios, ish-kapiteni i Romës ka refuzuar çdo ofertë që i ka ardhur nga jashtë pasi nuk preferon të largohet nga Serie A. T

ashmë De Rossit i duhet të zgjedhë mes 2-3 opsioneve që ka në kampionatin italian, të paktën duke iu referuar asaj që shkruan gazetari i mirënjohur Gianluca Di Marzio.
Shtuar më 24/06/2019, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori