De Vrij: Sot duhet të ruanim avantazhin, ndërsa të enjten na duhej të përmbysnim disavantazhin
Pas vërshëllimës së trefishtë, Stefan de Vrij nuk ka përmbajtur entuziazmin e tij për fitoren e rëndësishme me rezultatin 3-2 në derbin ndaj Milan, veçanërisht edhe për faktin se vuri firmën e tij në këtë triumf fantastik të Inter.

"Kemi reaguar në mënyrë fantastike si skuadër. Kemi luftuar dhe luajtur shumë mirë në pjesën e parë, duke dalë mirë në sulm dhe krijuar raste për gol. Në pjesën e dytë u ulëm më shumë se duhet, por fituam dhe kjo është një ndjesi shumë e bukur", deklaroi De Vrij, autor i golit të dytë për zikaltërit.

"Sot duhet të ruanim avantazhin, ndërsa të enjten na duhej të përmbysnim disavantazhin. Ishte diçka ndryshe. Sot ishim më mirë taktikisht, pasi ishim edhe më të bashkuar si skuadër. Kjo është e rëndësishme", u shpreh futbollisti i Inter. ./albeu.com/

Shtuar më 17/03/2019, ora 23:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori