Debat në Kombëtaren gjermane, kërkohet largimi i dy lojtarëve
Pëlqej
Kombëtarja e Gjermanisë është në tenison pasi po sulmohet nga ish-futbollistët e saj që kërkojnë largimin e dy futbollsitëve më prejardhje turke.

Steffan Effenberg, ish-futbollisti i njohur i kombëtares së Gjermanisë,nuk është dakort me Federatën e Futbollit në Gjermani që vendosi të mos përjashtoi Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan.

Debati është nxitur pas një takimi të tyre me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Nëse DBF udhëhiqet nga vlerat, siç gjithmonë përpiqet të transmetojë, vendimi i vetëm që përshtatet në këtë rast është kombëtarja pa këta dy lojtarë.– tha Effenberg (49 vjeç) në një intervistë për portalin “T-Online”.

Pavarësisht se tregoi mospajtimin e tij me atë vendim, Effenberg beson se tani është koha për të mbështetur kombëtaren:

“Nuk do të jetë e lehtë për të dy, sepse tani po kritikohen edhe nga faktorë të tjerë të futbollit. Sidoqoftë, vendimi është marrë” ka shtuar më pas Effenberg. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2018, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori