Debati Mourinho-Conte vazhdon, njëri e quajti palaço ndërsa tjetri i kthehet plot klas
Aksi Manchester-Londër është bërë mjaft i zjarrtë, për shkak të polemikave të vazhdueshme të Jose Mourinhos dhe Antonio Contes. Së fundi, portugezi akuzoi sërish Conten se e ekzagjeron shumë me festimet, madje e quajti italianin e Chelseat, ‘një palaço në pankinë’.

Por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Contes, që tha se Mourinho harron shpejt, pasi të njëjtën gjë bënte edhe ai dikur.

Mourinho harron shumë shpejt, pasi deri vonë edhe ai festonte në të njëjtën mënyrë. Gjithsesi, më bën përshtypje, që edhe pse është larguar nga pankina e Chelseat, vijon të shikojë rregullisht këtej”, tha me ironi Conte./albeu.com/
Shtuar më 06/01/2018, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori