Dëbora zbardh Bernabeun, shtyhet stërvitja e Realit (FOTO LAJM)

Real Madridi nuk do të stërvitet gjatë ditës së sotme, për shkak të dëborës.

Sipas asaj që raporton e përditshmja madrilene "AS", stërvitja e Real Madridit e paraparë të zhvillohet në mbrëmjen e së hënës nga ora 17:00, është shtyrë për ditën e nesërme në orën 11:00.

Sipas "AS", ky vendim i Zinedine Zidane erdhi për shkak të reshjeve të borës që kanë zbardhur Madridin këtë të hënë.

Kështu, lojtarët e Realit do të shijojnë edhe një ditë pushim, pas barazimit shokues me Levanten të shtunën në mbrëmje (2-2). /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2018, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori