Debutim fantastik për Arbër Zenelin, i merr 3 pikë Marseille
Arbër Zeneli e ka nisur me këmbë të mbarë eksperiencën në Ligue 1. Mesfushori-sulmues i kombëtares kosovare ka luajtur për 17 minuta në fitoren 2-1 që Reims mori përballë gjigandit francez, Marseille.

Golat me vlerën e 3 pikëve">pikëve u shënuan nga Dingome në pjesën e parë dhe Suk Hyun-Jun në pjesën e dytë. Goli i N'Jie katër minuta përpara fundit shërbeu vetëm për statistikë.

Aktivizim që pritet të ndikojë për mirë te 23 vjeçari, i cili mund të ketë minuta më të shumta në të ardhmen, duke nisur që prej javës së ardhshme kundër Toulouse. Ndërkohë sa i përket klasifikimit, Reims ngjitet në kuotën e 34 pikëve">pikëve në vendin e 7-të, duke lënë pikërisht Marseille me 31 pikë në vendin e 10-të.
Shtuar më 03/02/2019, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori