Debutoi me fitore, Daja: Me Salihin jemi më të fortë
Pëlqej
Ilir Daja debutoi me fitore në pankinën e Skënderbeut, teksa mposhti 1-0 Flamurtarin. Pas ndeshjes ai theksoi se ekipi që drejton do të përmirësohet në ndeshjet në vijim.

“Skuadra nuk ishte në formë maksimale, sepse vinim nga një periudhë e ngjeshur përgatitore në Antalia. Kemi pasur mungesë veprimeve të mira sulmuese dhe nuk arrinim të prishnim ekuilibrat e mbrojtjes së kujdesshme të Flamurtarit.

Do të mundohemi që ato gjëra jo pozitive që u panë sot t’i përmirësojmë në vazhdim, sepse natyrisht nuk mund të bëhet gjithçka në pak ditët që kemi pasur në dispozicion.

Salihi? Mangësi e madhe, është golashënuesi i ekipit. Edhe veprimet që bënë sulmuesit e tjerë nuk ishin ato që duheshin, atë qëndronin me shpinë nga porta dhe u jepnin mundësi kundërshtareve t’i kontrollonin me lehtësi.

Mendoj se me rikthimin e Salihit loja do të ketë frymëmarrje tjetër, sidomos kur rivalët vendosen në gjysmëfushën e tyre", tha Daja
Shtuar më 28/01/2017, ora 16:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori