Debutoi me gol, Cikalleshi rrëfen pse zgjodhi të shkojë te Akhisarspor
Pëlqej
Sokol Cikalleshi ridebutoi me fanellën e Akhisarsporit me gol në atë humbje që skuadra e tij pësoi, por sulmuesi dha një sinjal të mirë për ringritjen e tij.

Kavajasi dëshiron të harrojë atë eksperiencë 3-mujore te Goztepe, ku pjesën më të madhe e kaloi në stol. Në një intervistë për Supersport Cikalleshi ka rrëfyer emocionet e atij goli, objektivat dhe pse firmosi pikërisht me këtë skuadër në Superligën turke.

"Dhashë maksimumin tim sa u futa në fushën e lojës. Jam shumë i lumtur që shënova, por më vjen shumë keq që ekipi humbi. Në të shkuarën pata një eksperiencë shumë të mirë në gjashtë muaj që kam luajtur për Akhisarsporin. Kjo ishte dhe arsyeja përse presidenti i klubit vendosi të sakrifikonte për të më sjellë mua këtu”, tha Cikalleshi

"Dua që t’ua shpërblej drejtuesve besimin e dhënë duke shënuar sa më shumë. Një ndër arsyet që vendosa të vija këtu ishte për të pasur më shumë minuta. Shpresoj që me paraqitjet me Akhisarsporin të më ndihmojnë edhe për kombëtaren”, përfundoi sulmuesi kuqezi.
Shtuar më 20/01/2019, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori