Myrto
Uzuni ka bërë ëndrrën e tij
realitet. Sulmuesi beratas ka debutuar mbrëmjen e sotme në Ligën e Kampioneve me skuadrën e Ferencvarosh në ndeshjen ndaj Juventus. 25 vjeçari u fut në fushën e lojës në minutën 80-të, në vend të Oleksandr Zubkov.
Edhe pse skuadra e tij po humbet me rezultatin e thellë 0-4 kundër bardhezinjëve, kjo është një arritje për Uzunin në aspektin personal, i cili arriti të mposhtë koronavirus dhe na surprizoi, duke marrë pjesë në këtë takim.
Kujtojmë që
Uzuni pak kohë më parë ka qenë shprehur si idhulli i tij është Cristiano Ronaldo, të cilin tashmë e kishte përballë si kundërshtar.
Shtuar më 05/11/2020,
ora 08:24