Debutim historik i ekipit të Koresë kundër Zvicrës në Olimpiadën Dimërore
Eikipi i unifikuar i femrave i Koresë në hokej në akull, që është vlerësuar si ngjarje historike pasi për të parën herë në të gjenden përfaqësuesit nga Koreja Veriore dhe ajo Jugore, sot pritet të debutoj në Olimpiadën Dimërore kundër Zvicrës.

Kjo ndeshje po bëhet vetëm 24 orë, pas ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Pjonçang të Koresë Jugore, gjatë së cilës sportistët e të dy Koreve marshuan së bashku nën një flamur.

Gjatë takimit të sotëm të hokejit, pritet pjesëmarrje e zyrtarëve të lartë nga të dy Koretë.

Zyrtari i lartë i Koresë Veriore, Kim Yong Nam, dhe motra e diktatorit, Kim Jong Un, aktualisht gjenden në një vizitë madhore në Korenë Jugore, derisa janë organizuar një seri e hapave befasues të pajtimit nga ana e të dy rivalëve. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori