Dechamps: Griezman i nënvlerësuar në Francë? Po sigurisht !
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, gjatë konferencës për mediat të dhënë me rastin e grumbullimit të ekipit kombëtar në kuadër të angazhimit për ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020, u ndal në veçanti te sulmuesi francez i Atletico Madrid, Antoine Griezmann.

"Griezmann i nënvlerësuar në Francë? Po, sigurisht. Jam më i madh se ai dhe e di që ndodh gjithmonë me ata që shkojnë të luajnë në perëndim. Antoine ka zhvilluar një 2018 në nivelet maksimale, fillimisht me Atletico Madrid duke fituar Europa League, më pas me Francën duke fituar Kupën e Botës me ne", theksoi Deschamps.

"Për këtë mendoj se meritonte më shumë konsiderata dhe vlerësime. Edhe pse mendoj se ekspozimi i tij mediatik në vendin tonë mund të ishte padyshim më i madh, e pranoj. Është për tu vlerësuar shpirti i tij dhe dashuria për kombëtaren tonë. Kundër Uruguait i la penalltinë Giroud për ta ekzekutuar. Është një futbollist i pjekur me mentalitet të lartë", deklaroi trajneri i Francës, Didier Deschamps. /albeu.com/



Shtuar më 18/03/2019, ora 22:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori