Deco zbulon arsyet e largimit nga Barcelona
Pëlqej
Albeu.com
Mesfushori portugez, Deco, ka shpjeguar arsyet e largimit nga Barcelona dhe kalimin e tij nё Chelsea gjatё afatit kalimtar veror.
“Kam qenё shumё i lumtur derisa kam luajtur nё Barcelona. Ajo kohё përfundoi, por duhet tё them se kurrë nuk kam pasur zënka me asnjë prej futbollistёve, drejtorёve, tifozëve, vetëm mendojva se kjo ёsthё koha e duhur pёr tu larguar”, ka thanё Deco.

“Problemi qёndron nё atё se atje bёhet shumё e komplikuar nёse njё sezon mbeteni pa trofe. Ata kanё kërkesa tё mёdha nga futbollistёt, qё ёshtё mirё por edhe keq nё tё njёjtёn kohё. Nёse do tё duhej tё zgjidhja nё mes tё Portugalisё, Anglisё dhe Barcelonёs, do tё qëndroja nё Barcelona, pasi qё ёshtё njё qytet i shkёlqyeshёm”, shton portugezi.

“Scolari ёshtё njё njeri shumё serioz i cili nuk dëshiron shumё shaka, por ёshtё njё personalitet i shkёlqyeshёm dhe njё profesionist i madh. I kam shikuar ofertat, dhe ajo e Chelseat ishte mё e afërt me atё qё dua”, ka përfunduar Deco.
Shtuar më 14/11/2008, ora 03:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori