Deda: "Topi i Artë" më mërziti, Superioren e ndjek shumë pak
Julian Deda në studion e Pressing, ka prekur disa tema. Aktori i mirënjohur foli për “Topin e Artë”, rolin e psikologut te futbollistët, emisionin Klanifornia dhe Superioren.

TOPI I ARTË – “Topi i Artë na mërziti, pasi unë jam fans i Cristiano Ronaldos”.

FUTBOLLISTËT – “Ideja është këtu se ndonjëherë, psikologu janë vetë futbollistët, trajneri, presidenti i klubit. Emisioni duhet filluar, ndeshjet duhen filluar… me dhunë! Profesioni ynë është psiko-fizik dhe as ne nuk e kemi të lehtë të ndërtojmë skeçe e të shkruajmë skenare. Duhet me e ça portën dhunshëm. Nuk kemi rrugë tjetër.

KLANIFORNIA – “Ne nuk duam të merremi me situatën politike, por t’i kënaqim njerëzit me humor, nga java tjetër besoj. Ne kemi vetëm këtë detyrë, të çojmë mesazhe dhe të argëtojmë njerëzit, që ta kalojnë këtë dramë”.

SUPERIORE – “E ndjek, por shumë pak. Unë jam tifoz me Vllazninë, normalisht. Ne bëmë dhe një skeç, ku u munduam të rikrijonim atë videon virale të mësuesit që rraf nxënësit. Kam pasur unë një mësues matematike në shkollë, më ka rrah… Madje, më thoshte: Thirr dhe Zefin këtu! (qesh)”.

/abcnews.al
Shtuar më 05/12/2019, ora 23:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori