Dede: Ndaj Laçit duam maksimumin
Humbja në derbi "djeg" por trajneri i Tiranës Nevil Dede ka bërë thirrje që bardheblutë të lënë pas krahëve gjithçka dhe të mendojnë për sfidën e radhës, nesër ndaj Laçit. Në konferencën e zakonshme për shtyp, tekniku bardheblu ka vlerësuar përballjen me kurbinasit dhe ka kërkuar fitoren nga ekipi I tij.

Si është situate në kampion bardheblu pas derbit?

Mendoj se ditët janë shumë të pakta për të përgatitur një ndeshje. Unë jam i bindur se grupi është i bashkuar dhe do e hedhim pas krahëve atë humbje ndaj Partizanit. Historia shkruhet ne nuk e mohojmë dot atë. Patëm një rezultat jo të mirë që nuk e prisnim. Pavarësisht kësaj në do të shikojmë përpara dhe vetëm kështu ne mund të jemi ata që duhet të bëjnë më të mirën për klubin, nga unë dhe te skuadra. Me pak fjalë do them se grupi është i bashkuar dhe në harmoni.

Keqardhje për rastin e Seferit?

Ai bëri shumë mirë, shërbeu për skuadrën. Përgjigjja naive e tij, nuk do të thotë se ai nuk donte të shënonte. Mungesa e minutave, bëri që ai të mos e dërgonte në rrjetë.

Sa e vështirë do të jetë përballja me Laçin?

Laçi është një ekip shumë i fortë, ka vite në Superiore janë gjithmonë më shumë konkurrues dhe të hapin vështirësi. Sivjet janë përforcuar shumë, por kjo nuk do të thotë se ne nuk mund t’ia dalim. Luajmë çdo ndeshje për të marrë maksimumin. Punojmë me këtë qëllim dhe do luftojmë edhe nesër.

Shtuar më 24/01/2021, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori