Dedikimi special i heroit të Brazilit
miranda5
Kombëtarja e Brazilit arriti të korrte një fitore në limitet e kohës së rregullt përballë Argjentinës me golin e shënuar nga Miranda. Ky i fundit i’a dedikon golin nuses së tij të cilën e ka njohur plot 16 vite më parë.

“Unë jam shumë i lumtur, së pari, se ndihmova shokët e ekipit tim. Të shënosh gol kundër Argjentinës është emocionuese dhe shpërblyese.

U'a dedikoj golin atyre që besuan dhe mbështetën familjen time. Si sot 16 vite më parë e kam takuar gruan time dhe jam i ngazëllyer që bëra këtë gol në një përvjetor të tillë. Një puthje për gruan dhe fëmijët e mi. Dua ta festoj golin me ta”, tha Miranda. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2018, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori