Dedja e pranon se rrezikon shkarkimin pas humbjes me Vllazninë
Pëlqej
Lushnaj humbi 0-2 me Vllazninë, duke komplikuar totalisht luftën për të qëndruar në Superiore, fakt që pranohet edhe nga trajneri Stefan Dedja, që theksoi se do të rishikojë pozicionin e tij.

“Pas kësaj humbjeje me Vllazninë, mund të them që mbijetesa bëhet shumë më e vështirë. Nuk e prisja këtë humbje të sotme, pavarësisht mungesave. Kishim mundësitë tona për të shënuar dhe ndëshkohemi nga gjuajtja e parë e kundërshtarit. Unë kam ardhur për të ndihmuar skuadrën të ngjitet në renditje dhe të luftojë për mbijetesë, por me këtë situatë, do rishikoj pozicionin tim, që nga dita e hënë, kur do të flas me presidentin e skuadrës, pasi nuk dua të shtyj sezonin, pa pretendime."

“Sot kam kërkuar që të japim më tepër se 100%, për të qëndruar në garë. Vura re se na mungoi edhe agresiviteti, veçanërisht në repartin e sulmit. Vllazninë dua ta shoh lart e më lart, por jo në ndeshjet përballë meje”, u shpreh Dedja./albeu.com/
Shtuar më 10/02/2018, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori