Dëgjojeni Viallin: Shqipëria mund të jetë Leicesteri i "Euro 2016"
Pas triumfit të pabesueshëm të Leicesterit në Premier League, Gianluca Vialli parashikon edhe një Europian të çmendur. Gjatë një intervistë për mediat italiane, specialist i i SKY-it, e ka analizuar në një mënyrë ndryshe "Euro 2016".

"Besoj se ky mund të jetë viti i Kombëtareve të vogla në Europian. Mendoj se do të shohim që të ashtuquajturat Kombëtaret e vogla do të luftojnë edhe pse ndoshta nuk do të fitojnë, por mund të arrijnë deri në finale, raporton Albeu.

Jam duke menduar për Shqipërinë, Uellsin, apo pa përjashtuar as Irlandën dhe Austrinë që mund të shkojnë shumë larg. Italia? Mund të bëjnë një Europian shumë të mirë, me Buffon dhe me mbrojtjen e Juves mund të jenë shumë solidë", u shpreh Vialli.
Shtuar më 08/06/2016, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori