Dejan Kulusevski mbërrin në Torino (FOTO LAJM)

Dejan Kulusevski është përforcimi i parë i Juventusit për sezonin e ardhshëm.

Bardhezinjtë kanë finalizuar gjithçka me Atalantën për transferimin e tij duke ia rrëmbyer nga duart Interit që kishte një akord si me klubin, ashtu edhe me futbollistin.

Futbollisti 19-vjeçar që po shkëlqen në këtë sezon te Parma, ka mbërritur mbrëmë në darkë në Torino dhe gjatë ditës së sotme do të firmosë kontratën që e lidh me bardhezinjtë për 5 vitet e ardhshme.

Ai do të kryejë sot vizitat mjekësore në qendrën J-Medical para se të hedhë firmën në kontratën nga e cila do të përfitojë 2,5 milionë euro në sezon, me rritje vit pas viti.

Sipas akordit paraprak, kulusevski do të qëndrojë te Parma deri në qershor, për t’u bërë vetëm gjatë verës pjesë e grupit të lojtarëve të drejtuar nga Mauricio Sarri
Shtuar më 02/01/2020, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori