Deklarata befasuese e Koeman: Nëse nuk mund të them atë çka mendoj, gjeni një trajner tjetër
Barcelona do të ndeshet me skuadrën Elche, në kuadër të xhiros së 20-të të La Ligas.
Duke folur në konferencën për shtypin para ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Ronald
Koeman, ka qenë paska i indinjuar me situatën e krijuar.
"Nuk është e lehtë për ne, shtatë ndeshjet e fundit kemi pasur jashtë dhe jemi kthyer në shtëpi vonë, kjo ka ndikuar. E mira është që nesër luajmë pasdite", tha ai.
"Nuk do të gënjej, unë
flas atë çfarë
shoh! Qëndrimi i ekipit ishte i mirë, por nganjëherë ju fokusoheni vetëm në gjërat e këqija që them", shtoi ai.
"
Nëse je lojtar i Barçës, ka kërkesa mbi ty. Unë i kritikoj ata me respekt, nuk i bërtas askujt, unë dua ti ndihmoj ata. Por,
nëse luajmë ndaj Cornillas dhe nuk mund ti mundim ata në 90 minuta, me gjithë respektin për ta, duhet të
flas atë çfarë kam parë", tha
Koeman.
"
Nëse nuk dëshironi të
flas këto çfarë
shoh, atëherë merrni një trajner tjetër", përfundoi Ronald
Koeman.
Shtuar më 23/01/2021,
ora 18:06