Deklarata e fundit e Salah qetëson tifozët e Liverpoolit
Mohamed Salah e ka cilësuar të pabesueshme ndjenjën pas suksesit të historik me Liverpool, duke fituar titullin pas 30 vitesh.

Skuadra nga ‘Anfield Road’, u kurorëzua me titullin e kampionit pas fitores 2:1 të Chelsea ndaj Manchester Cityt javën e kaluar.

Sulmuesi nga Egjipti që ka shënuar 21 gola në 41 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, duke ndihmuar Liverpoolin të fitoi titullin shtatë xhiro para përfundimit të sezonit.

"Nuk mund ta përshkruajë me fjalë, është e vështirë ta thuash", ka deklaruar Salah, teksa fliste për titullin e Premierligës.

"Unë vetëm kujtoj, të gjithë e dinë që kur erdha këtu thash që dua të fitojë Premierligën. Ishte gjëja e parë që kam thënë, dua të fitoj Premierligën dhe Ligën e Kampionëve".

"Njerëzit filluan të thoshin ‘nëse mund të zgjidhnin njërën’, por mund të them se kam zgjedhur të dyja, dhe faleminderit Zotit ne fituam të dyja. Por Premierliga, mund të them pasi e fituam, për qytetin është diçka tjetër".

Salah gjithashtu ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke thënë që synon qëndrim afatgjatë në ‘Anfield Road’.

"Jam shumë i lumtur. Po shijoj atmosferën këtu. E dua këtë vend dhe shpresoj të qëndroj për një kohë të gjatë".

"Atmosfera këtu është ndryshe nga vendet tjera".
Shtuar më 02/07/2020, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori