Deklarata e menaxherit, Bale i kërkon falje Ronaldos
Pas kualifikimit historik me Uellsin në Francë 2016, Gareth Bale u rikthye në Madrid, ku fillimisht u takua me Cristiano Ronaldon, për të sqaruar pozicionin e tij në lidhje me deklaratat e menaxherit Jonhatan Barnett, i cili kishte thumbuar portugezin me fjalët: "Bale nuk dëshiron të jetë më i miri në reklamimin e veshjeve intime".

Sipas mediave spanjolle, 25-vjeçari i ka kërkuar ndjesë shokut të tij të skuadrës, madje ka urdhëruar përfaqësuesit e tij ligjorë që të nisin procedurat për prishjen e kontratës me Barnett.

Bale dhe Ronaldo u përshëndetën në Valdebebas, ku uellsiani e uroi CR7-ën për çmimin e "Këpucës së Artë", që iu dorëzua në një ceremoni të posaçme pak ditë më parë.

Gjithsesi, sulmuesi luzitan nuk është i zemërurar me Bale, sepse e di shumë mirë që uellsiani nuk është përgjegjës për deklaratat e menaxherit të tij.

Edhe trajneri Rafa Benitez mësohet se ka patur një bisedë telefonike me britanikun dhe pas të gjitha këtyre sqarimeve Cristiano dhe Gareth kanë vijuar normalisht stërvitjen. /albeu.com/

Shtuar më 16/10/2015, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori