Deklarata e Modric në FIFA për sherrin Real – Inter ndryshon gjithçka
Pëlqej
Luka Modric ka bërë një deklarim në FIFA të cilin Real Madridi nuk e priste aspak. “Galaktikët” kanë hapur një çështje në institucionin numër 1 të futbollit, ku akuzojnë Interin se ka shkelur nenin 18, në lidhje me merkaton e futbollistëve.

Presidenti Florentino Perez akuzoi italianët se ata kontaktuan direkt me futbollistin dhe jo me klubin, në përpjekje për ta bindur atë që të transferohet në Milano. Interi reagoi dhe sqaroi e ka vepruar konform rregullave dhe e quajti të pavërtetë akuzën e numrit 1 të klubit madrilen.

Por sipas gazetës sportive italiane “Gazzettadellosport”, kroati i pyetur nga FIFA u tha se ishte ai që kishte kontaktuar me klubin zikatlër pasi dëshironte të luante aty. Tek Interi janë edhe 3 bashkëpatriotët e tij, me të cilët gjithashtu luan në kombëtare, Perisic, Brozovic dhe Vrsaljko.

Nga e gjithë kjo çështje, në fund i fituar doli Luka Modric, të cilit iu ofrua një kontratë e re me më shumë të ardhura vjetore. Ai do të paguhet 10 milionë euro në një sezon, po aq sa edhe kapiteni Sergio Ramos.

Gjithashtu, edhe pozicioni i tij në ekip është konsoliduar edhe më, me fansat që e shikojnë si liderin e ri të ekipit, pas largimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Shtuar më 21/08/2018, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori