Deklarata për avionin, Lazio pezullon Luis Alberton për deklaratën
Te Lazio nuk është aspak një situatë e qetë, teksa trajneri Inzagi është duke u përballur me shumë mungesa.

Koronaviorusi ka qenë një shqetësim më vete për Lazion, ku shumë lojtarë kanë qenë të detyruar të qëndrojnë jashtë, ndër ta edhe Thomas Strakosha.

Së fundmi trajneri është bërë me dhimbje koke, për shkak se mesfushori Milinkoviç-Saviç rezultoi pozitiv dhe ka lënë një boshllëk të madh në mesfushë.

Megjithatë sikur të mos mjaftonte kjo, te Lazio kanë marrë edhe një vendim për Luis Alberton.

Sipas “Il Messaggero”, presidenti Claudio Lotito dhe Igli Tare kanë vendosur ta pezullojnë lojtarin për ndeshjet e radhës, teksa e gjitha lidhet me deklaratën e para pak ditëve të spanjollit, ku shprehej se drejtuesit blejnë avion privat dhe nuk japin rrogat.

Për këtë arsye drejtuesit nuk duan ta kalojnë pa dënim lojtarin, ku përveç gjobës, kanë vendosur edhe ta pezullojnë, pavarësisht mungesave të shumta në skuadër.
Shtuar më 19/11/2020, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori