Bota e futbollit po vazhdon të vajtojë vdekjen e Diego
Maradonës.
Një nga më të mirët e futbollit ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare në shtëpinë e tij në Tigre.
Kjo vdekje erdhi dy javë pas një operimi që kishte Maradona.
Tani pas
vdekjes së tij, ekipet mjeko-ligjore janë duke bërë përpjekjet për të gjetur shkakun e
vdekjes së
Maradonës, duke kërkuar mos ka pasur një neglizhencë të mjekëve për intervenim.
Në Argjentinë janë arritur të gjejnë audion e bisedës së mjekut të
Maradonës, teksa
kërkon të dërgohet një ambulancë në shtëpinë e legjendës argjentinase.
Sipas audios, mjeku nuk përmend në asnjë moment Maradonën teksa
kërkon ndihmë, dhe për këtë edhe ka pasur kritika, duke thënë se nëse do të dihej se për kë bëhej fjalë, ndoshta edhe reagimet do të ishin më të shpejta.
Shtuar më 28/11/2020,
ora 12:22