Del biseda, çfarë i tha legjenda e Liverpoolit Xherdan Shaqirit
Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher ka treguar se ai ka biseduar me Xherdan Shaqirin para derbit të tij të parë te qytetit.

Duket se sulmuesi i Kosovës do të startojë të dielën në ndeshjen e Premier Ligës në Anfieëld.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Shaqirit në derbi për të cilën Carragher kishte një fjalë me të pas humbjes 2-1 të mërkurën kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

“E kam tërhequr Shaqirin nga miks zona në Paris për të biseduar me të”, tha Carragher për “All Together Noë', emision për Evertonin.

“Ai erdhi andej dhe i thashë: ‘tung’: ‘Është derbi të dielën dhe ju duhet të fitonte, duhet të fitonit’. Ai me tha: ‘Po e di”.

“Shaqiri do të luajë 100 për qind këtë ndeshje. Mendoj se Klopp do të luajë në sistemin 4-2-3-1 me Shaqirin në anën e djathtë. Shaqiri i ka shtuar një gjë ndryshe lojës së Liverpoolit”.

Me Jordan Hendersonin e suspenduar, Carragjer po ashtu shpreson që Jurgen Klopp ti jep hapësirë Naby Keitas në mesfushë.

52 milionëshi i Liverpoolit nuk ka startuar asnjë ndeshje që nga mesi i shtatorit.

“Dëshirojë që ta shoh Keitan në fushë”, shtoi Carragher.

“Ishte menduar se ai do ta bënte dallimin e madh në mesfushë por ne kemi parë vetëm pak shënja nga ai deri me tani”.

“Ju duhet ta keni atë në ekip, kemi paguar shumë para për këtë lojtar. Klopp e njeh atë nga Gjermania. Dëshirojë që ta shoh atë me të dhe të shikojë çfarë do të bëj ai. Keita i jep më shumë energji dhe ritëm lojës me vrapimet e tij të shpejta”.

“Mendoj që do të jetë një ndeshje e vështirë për Liverpoolin në kuptimin për ta thyer mbrojtjen e Evertonit. Do të jetë një ndeshje e fortë por Liverpool janë po ashtu të fortë në mbrotje”.
Shtuar më 30/11/2018, ora 16:15
Toni
e Premte 30 Nëntor 2018, Ora 17:33
Po si jo ore per ndeshje te rangut te dyte starton shaqiri e kurse ato me rendesi apo derby duhet te nxej banken ... ik ore mos rri aty se ske ardhmeri
Toni
e Premte 30 Nëntor 2018, Ora 17:34
Po si jo ore per ndeshje te rangut te dyte starton shaqiri e kurse ato me rendesi apo derby duhet te nxej banken ... ik ore mos rri aty se ske ardhmeri
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori