Del Bosque: Benitez mund të fitojë Serie A
Vincente Del Bosque në një intervistë për të përditshmen sportive italiane "Corriere dello Sport" foli për kolegun e tij spanjoll, Rafael Benitez. Trajneri i kombëtares spanjolle beson se Napoli me në krye Benitez do të mund të triumfojë në kampionatin italian.

"Benitez është një trajner që ka arritur në krye falë punës së bërë. Kemi punuar bashkë tek të rinjtë e Real Madrid, por nuk besoj se e kam inspiruar. Napoli është një formacion që është ndërtuar mirë. Sezoni sapo ka nisur edhe pse mund të luftojë për titullin e Serie A", është shprehur kampioni i Europës dhe Botës. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori