Del Bosque: Fitorja nuk është gjithçka, do ecim përpara
Pëlqej
Sezon i ri, Spanjë e vjetër. Pas dështimit që në fazën e grupeve të Brazil 2014, "La Roja" shfaqi mjaft vështirësi edhe në miqësoren me Francën, megjithatë trajneri Vicente Del Bosque mendon se kishte gjëra pozitive për formacionin e tij, edhe pse forca goditëse e iberikëve ishte e dobët.


"Fitorja nuk është gjithçka. Nuk mundëm ta mposhtnim Francën, por sfida kishte gjëra pozitive për ne, sidomos përsa i përket imazhit. Na kushtoi shumë faki që pësuam gol, megjithatë në linja të përgjithshme ishte një ndeshje e mirë dhe e ekulibruar. Pak e nga pak do të ecim përpara", shprehet tekniku spanjoll.

Spanja është në një periudhë tranzicioni, pasi janë afruar shumë elementë të rinj pas tërheqjes së disa veteranëve. Për teknikun spanjoll rigjenerimi i grupit kërkon pak kohë.

"Treguam që jemi një ekip i mirë. Të rinjtë u shfaqën në nivelin për të qëndruar me ne. Paraqitja e gjithsësicilit ishte e mirë. Jemi në një fazë ku por rigjenerojmë grupin, por nga ana tjetër kemi ruajtur një bërthamë të rëndësishme. Duhet të jemi të qetë, sepse të Hënën kemi një ndeshje shumë të rëndësishme", vijoi Del Bosque.

Ndaj "Gjelave" në portë luajti titullar David De Gea, duke nxitur spekulimet për aktivizimin e tij nga minuta e parë edhe ndaj Maqedonisë në Valencia.

"De Gea e nisi mirë dhe në jemi të kënaqur me të. Duhet të bëjmë rotacion, ndaj menduam ta aktivizonim në një sfidë të rëndësishme. Ai tregoi se është shumë i pjekur. Nuk mund të them se cilin do të aktivizoj të Hënën, ne po mendojmë që të kemi një zëvendësim të natyrshëm të Casillas", përfundoi Del Bosque.

Spanja u mund dje nga Franca në "Stade de France" me rezultatin 1-0 falë golit të Remy në minutën e 74-rt. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori