Vincente Del
Bosque është shfaqur shumë i kënaqur me paraqitjen e Spanjës së tij në fitoren 4-0 ndaj Bjellorusisë dhe në vecanti me mënyrën e lojës që nuk e lejuan asnjëherë kundërshtarin të vinte në vështirësi.
“Ne luajtëm mirë dhe kontrolluam takimin. Bjellorusët nuk arritën dot të luajnë në nivelin tonë dhe nuk u ndjenë asnjëherë të qetë në fushë. Ishtë një takim i mirë shumë i kompletuar. Futbollistët patën
besim që në
fillim, ishin të bashkuar, luajtën me shpirt dhe rikuperuan shumë. Talenti dhe kualiteti i lojtarëve tanë bën pjesën tjetër”, eshte shprehur ai. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2012,
ora 18:53